Sport

Lewandowski rivalizon Messin dhe Ronaldon në garën për më të mirin e vitit nga FIFA!

Fituesi, së bashku me ata të kategorive të tjera, do të zyrtarizohen të enjten e ardhshme: favorit duket sulmues i Bayern Munich, pas një viti mes golave dhe shumë trofe me Bayern Munich
Featured image of article: Lewandowski rivalizon Messin dhe Ronaldon në garën për më të mirin e vitit nga FIFA! Messi, Lewandowski dhe Ronaldo

EUROPË-Pas shpalljes së 11-të kandidatëve për çmimin lojtari më i mirë i vitit, FIFA ka kaluar në 3 lojtarët më të mirë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski do të garojnë për The Best 2020. Fituesi, së bashku me ata të kategorive të tjera, do të zyrtarizohen të enjten e ardhshme: favorit duket sulmues i Bayern Munich, pas një viti mes golave dhe shumë trofe me Bayern Munich.

Garë do të ketë edhe për çdo repart, me FIFA-n që ka shpallur kandidaturat për portierin dhe portieren më të mirë), trajnerin dhe trajneren më të mirë, futbollisten më të mirë femer të vitit 2020 dhe fituesin e çmimit Puskas.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Portieri më i mirë: Neuer (Bayern Munchen), Alisson (Liverpool), Oblak (Atletico Madrid)

Trajneri më i mirë: Flick (Bayern Munchen), Bielsa (Leeds), Klopp (Liverpool)

Çmimi Puskas: (Goli më i bukur): De Arrascaeta (Flamengo), Son (Tottenham), Suarez (Barcelona)

Futbollistja më e mirë: Harder (Danimarka), Renard (Lyon), Bronze (Manchester City)

Portieria më e mirë: Bouhaddi (Lyon), Naeher (Chicago Red Stars), Endler (PSG)

Trajneria më e mirë: Hayes (Chelsea), Vasseur (Lyon), Ëiegman (Holanda)

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment