Sport

Lewandowski mposht “diktaturën” e Messit dhe Ronaldos, FIFA e zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, ja çmimet e tjera

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020. Sulmuesi polak, pas një viti golash dhe triumfesh me fanellën e Bayern Munchen, ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin
Featured image of article: Lewandowski mposht “diktaturën” e Messit dhe Ronaldos, FIFA e zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, ja çmimet e tjera Robert Lewandowski

EUROPË-Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020. Sulmuesi polak, pas një viti golash dhe triumfesh me fanellën e Bayern Munchen, ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në hapjen e mbrëmjes për të shpallur fituesit, deshi të kujtojë Diego Armando Maradonën dhe Paolo Rossin, legjendat e futbollit që ndërruan jetë javët e fundit.

Infantino shpreson që 2021 të jetë më i mirë se 2020 gjatë së cilës “futbolli u ndal dhe pastaj filloi përsëri”. Pasi riktheu Liverpoolin te titulli kampion pas 30 vitesh, trajneri gjerman Jurgen Klopp u përzgjodh si trajneri më i mirë i vitit, ndërsa gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer u zgjodh si portieri i vitit dhe koreano-jugori Hueng Min Son mori çmimin Puskas për golin më të bukur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment