Politike

Lëvizjet e deputetëve/ Lleshaj: S’ka manipulime! Kush di shkrim dhe këndim mund ta verifikojë

Ai deklaroi se të gjithë qytetarët që dinë shkrim dhe këndim kanë akses në listat e zgjedhësve, ndërsa shtoi se thotë është publikuar edhe ekstrakti i tretë.
Featured image of article: Lëvizjet e deputetëve/ Lleshaj: S’ka manipulime! Kush di shkrim dhe këndim mund ta verifikojë Sander Lleshaj

TIRANË – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpjeguar në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu lëvizjet e deputetëve nga Dibra dhe Gjirokastra. Lleshaj tha se në këtë mes nuk ka asgjë të manipuluar pasi çdo gjë bëhet për shkak të lëvizjes së popullsisë.

Ai deklaroi se të gjithë qytetarët që dinë shkrim dhe këndim kanë akses në listat e zgjedhësve, ndërsa shtoi se thotë është publikuar edhe ekstrakti i tretë.

A ka diçka të manipuluar?

Asgjë të manipuluar nuk ka. Nëse popullsia lëviz dhe numrat ndryshojnë edhe numrat e zgjedhësve ndryshojnë. Nuk ka hapësirë fare për politikë këtu. Sot gjendja civile ka gjeneruar ekstraktin e tretë për listën e zgjedhësve, Jemi vetëm me aludime politike por asnjë ankesë konkrete të një qytetari

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A do t’i lejoni akses qytetarëve?

Aksesin e kanë të gjithë. Listat janë të gjitha të disponueshme. Kushdo që di shkrim dhe këndim mund të shohë nëse ka pasaktësi dhe t’i denoncojë ato.

Marrë nga: Abcnews 

(a.k.dosja.al)

Shto Koment