SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHBA– Administrata e Joe Biden sa vjen e po rrit ndikimin e saj jo vetëm në SHBA, por edhe në botë. Në vetëm 20 ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë lëvizje të bujshme, të cilat kanë ‘trazuar’ Ballkanin.
Lëvizja e parë e bujshme ishte ajo e 19 majit, ku në mënyrë të papritur, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha, së bashku me familjen e tij.
“Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Blinken në faqen e Departamentit të Shtetit.
Pa kaluar ende një muaj, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një tjetër lëvizje më 2 qershor, ku shpalli non-grata edhe pesë ish-zyrtarë të lartë, këtë herë në Bullgari. DASH shtoi në listën e zezë: Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtarin public, Ilko Dimitrov Zhelyazkov. Këtë vendim, DASH e arsyetoi se sipas informacioneve të tyre, ata janë të përfshirë në korrupsion.
Jo më larg se një javë nga lëvizja e parafundit, ditën e djeshme, presidenti Joe Biden firmosi urdhrin ekzekutiv ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Urdhri ekzekutiv bën fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues të Qershorit 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, ndërsa tashmë do të përfshihet edhe vendi ynë.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HUNGARI– Ministrja Evis Kushi ka mbetur shumë e kënaqur nga një xhest xhentilese të bërë nga Presidenti i Hungarisë Viktor Orban. E ndodhur në Hungari bashkë me...
TIRANË– Mal Berisha, ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe e ka barazuar imazhin e guas së ish-kryeministrit Sali Berisha me atë të shenjtores “...
BULLGARI- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Sofje, me një takim pune me Presidentin Rumen Radev. Në një postim në Facebook, teksa ka publiku...
TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, sot, është votuar shkarkimi i Presidentit të Republikës. Me 104 vota pro, 7 kundër, 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ...
TIRANË– Fushatat zgjedhore dhe rotacionet politike janë dy pikat kulmore kur ndodhin edhe largimet apo rekrutimet më të shumat në administratë. Kësht...
PRISHTINË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar vendimin e Hagës për lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladi&cc...
TIRANË– Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka sqaruar se nuk është tërhequr nga politika.(Shiko këtu) Me anë të një postim...
TIRANË– Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se procesi i prishjes së ndërtimeve pa leje pritet të përfundojë brenda 30 qershorit. I ftuar ...
TIRANË– Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të votuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Shkarkimi i kreut...