Aktualitet

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shtetit, ndryshohen drejtorët në Berat, Shkodër dhe Mirditë (Emrat)

Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.
Featured image of article: Lëvizje në strukturat e Policisë së Shtetit, ndryshohen drejtorët në Berat, Shkodër dhe Mirditë (Emrat)

TIRANË– Ndryshime të tjera janë bërë në strukturat e Policisë së Shtetit. Dosja.al mëson se Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.

Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm në fillim të këtij muaji janë bërë disa lëvizje në strukturat e policisë. U shkarkua pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë se Durrësit, Alfred Çepe. Në vend të tij u emërua Lorenc Shehu që më parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.

Ndërsa në fund të muajit shtator, Veliu transferoi nga detyra që kishin, në një tjetër pozicion drejtorin e Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtorin e Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

Në vend të Mitat Tolës është emëruar Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment