Aktualitet

Lëvizje në masë nëpër Prokurori! Drejtuesi lënë postet por vijnë në Tiranë si hetues të thjeshtë, NDRYSHIMET “kokë për kokë” në rrethe

Për shkak të vendeve vakante në prokurorinë e Tiranës është transferuar dhe prokurorja e Lushnjës, Rovena Bozo.
Featured image of article: Lëvizje në masë nëpër Prokurori! Drejtuesi lënë postet por vijnë në Tiranë si hetues të thjeshtë, NDRYSHIMET “kokë për kokë” në rrethe Prokuroria e Elbasanit

TIRANË– Prokuroritë e rretheve janë përfshirë nga një valë transferimesh të prokurorëve dhe drejtuesve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme kanë vedosur të miratojë 17 ndryshime. I pari që ka lëvizur, është prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, i cili kohët e fundit ishte angazhuar në hetimin e vrasjes me 79 plumba të Bardhok Planaj në Dobraç të Shkodrës. Lita.

Ky i fundit ka lëvizur për në Tiranë, ndërsa hetuesi i Tiranës Etien Kapo është emëruar në Apelin e Durrësit. Po në Durrës është transferuat edhe Elvin Gokaj. Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Milan Laska është sjellë në Tiranë. Edhe Arben Agovi, nga Lezha është transferuar në prokurorinë e Tiranës. Po ashtu nga Kavaja në Tiranë është trasferuar edhe magjistratja Ornela Reumbullaku. Ndërsa kolegia e saj në Prokurorinë e Kavajës, Edina Kurti, është transferuar në Durrës.

Për shkak të vendeve vakante në prokurorinë e Tiranës është transferuar dhe prokurorja e Lushnjës, Rovena Bozo.

Ndërsa, vendin e saj në Lushnjë e zë, Edmond Karriqi, i cili është transferuar në këtë detyrë nga prokuroria e Kukësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pavarësisht këtij transferimi, Karriqi është komanduar nga KLP si drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, për periudhën nga 27 prilli deri në 26 tetor 2021.

Nga posti i drejtuesit është larguar dhe prokurori i Vlorës, Erion Çela, i cili është emëruar në Apel, po në të njëjtin qytet. Njëherësh postin e drejtuesit e ka “braktisur” dhe prokurori Artur Ismailukaj, i cili drejtonte prokurorinë e Tropojës. Ismailukaj, është transferuar në prokurorinë e Elbasanit si prokuror i thjeshtë. Prokurorisë së Elbasanit, i është bashkuar dhe prokurori Ervin Beqiri, i cili më parë ka shërbyer në prokurorinë e rrethit të Korçës.

(K.M/Dosja.al)

Shto Koment