Aktualitet

Lëvizja tinzare e Ramës dhe Veliajt, artistët në terr tek Teatri, fiken dritat dhe hiqet uji

Ka disa ditë që Ministria e Kulturës, iu ka kërkuar OSHEE dhe UKT që të bëjnë ndërprerjen e energjisë elektrike, por kjo lëvizje tinzare është realizuar ditën e sotme.

TIRANE– Pas ngujimit të aktorëve tek Teatri Kombëtar, një lëvizje tinzare i ka lenë ata pa ujë dhe pa drita. Siç shihet edhe në video, aktorëve iu është ndërprerë energjia elektrike. Po ashtu, në godinën e Teatrit është ndërprerë edhe uji i pijshëm.

Ka disa ditë që Ministria e Kulturës, iu ka kërkuar OSHEE dhe UKT që të bëjnë ndërprerjen e energjisë elektrike, por kjo lëvizje tinzare është realizuar ditën e sotme.

Dy lobuesit kryesorë të shembjes së Teatrit, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, duket se i kanë marrë të gjitha masat për të vështirësuar protestën e artistëve.

Ditën e sotme, ka patur përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësuesë të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Lëvizja tinzare e Ramës dhe Veliajt, artistët në terr tek Teatri, fiken dritat dhe hiqet uji

  1. ene ata tja dhjesin le te ndezin celularet sic bejne tek protestat e bashes.

Shto Koment