Aktualitet

“Do i trajtojmë me psikolog”/ Deklarata irriton ‘Lëvizjen për Universitetin’, studentët qëllojnë me bojë të kuqe ministrinë dhe kërkojnë dorëheqjen e Kushit: Po na njollosni

VIDEO
Me megafon në duar anëtarët e Lëvizjes për Universitetin kanë dalë para godinës së Ministrisë së Arsimit, dhe kanë kërkuar që Evis Kushi të dorëhiqet nga posti i Ministres. Studentët e konsiderojnë një njollosje për ta dhe për nxënësit deklaratën e ministres. Ata kanë gjuajtur dhe kanë bërë me bojë të kuqe edhe godinën e Ministrisë. 
Featured image of article: “Do i trajtojmë me psikolog”/ Deklarata irriton ‘Lëvizjen për Universitetin’, studentët qëllojnë me bojë të kuqe ministrinë dhe kërkojnë dorëheqjen e Kushit: Po na njollosni Foto nga protesta

TIRANË- Lëvizja për Universitetin kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushit, tre ditë pasi kjo e fundit u shpreh se nxënësit që kanë marrë pjesë në protestat pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Me megafon në duar anëtarët e Lëvizjes për Universitetin kanë dalë para godinës së Ministrisë së Arsimit, dhe kanë kërkuar që Evis Kushi të dorëhiqet nga posti i Ministres. Studentët e konsiderojnë një njollosje për ta dhe për nxënësit deklaratën e ministres. Ata kanë gjuajtur dhe kanë bërë me bojë të kuqe edhe godinën e Ministrisë. 


Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni,”– janë shprehur ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajtohen me psikologë. Një natë më parë, Kushi deklaroi se ishte keqcituar, sepse sipas saj, ajo deklaratë nuk kishte kuptimin që i dhanë mediat.

(I.A;f.m/dosja.al)

Shto Koment