Politike

Lëvizja për Ndryshim prezanton 10 kandidatët për Tiranën/ Topalli: Kjo është lista më e mirë e 3 dekadave, meritojnë notën 10

VIDEO
Topalli në fjalën e saj është shprehur se përtej Ramës, Bashës dhe Metës, Shqipëria ka dhe njerëz të tjerë që mund të qeverisin.

TIRANË– ‘Lëvizja për ndryshim’ nën drejtimin e Jozefina Topallit ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit. Topalli në fjalën e saj është shprehur se përtej treshes që sipas saj qeveris sot Shqipërinë, Rama-Basha-Meta, vendi ka dhe njerëz të tjerë që mund të qeverisin.


‘Përtej Edi Ramës dhe Bashës së bashku me Metën ka 3 milionë shqiptarë të tjerë, njerëz të tjerë që mund të qeverisin. Ata mendojnë se janë të përjetshëm në pushtet, mirëpo gabojnë. Sot prezantohet 10-shja e parë e listët së Tiranës, në ditët në vijim do të prezantojmë dhe të tjerët në qarqe. Kjo që prezantojmë është lista më e mirë e 3 dekadave, janë të pakorruptuar, janë dinjitoz.

Ata të tre janë përgjegjësit që në Shqipëri s’ka shpresë dhe një të djathtë reale. Përgjegjësit e polarizimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ftesa jonë nuk është për ato që nuk ndryshojnë mendje, por ftojmë mendje hapurit, të ndershmit, çdo të ri, prind që duan t’i kthejnë dinjitetin çdo shqiptari. Kjo është lista më e mirë e tre dekadave me profesionistë të nderuar, mjekë e të rinj të shkëlqyer. Janë të pakorruptuar, dinjitozë, njerëz me kurajo”,- tha Topalli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LISTA E EMRAVE:

Elida Hoxha, pedagogeRobert Çitozi, profesor
Lorenc Radovani, pedagog
Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore
Stela Jakova, menaxhim biznesi
Aben Basho, pedagog/botues
Lek Negri, pedagog
Franceska Memia
Jonuz Osmanhagaj
Polikron Polluçi, mjek
Daniela Kavaja

(a.b/dosja.al)

3 Komente në “Lëvizja për Ndryshim prezanton 10 kandidatët për Tiranën/ Topalli: Kjo është lista më e mirë e 3 dekadave, meritojnë notën 10

  1. Partime miq. Ca i solli nga Shkodra dheca i gjeti ne Tirane!

  2. Partime miq. Ca i solli nga Shkodra dheca i gjeti ne Tirane!

  3. Edhe ti, Znj. Topalli, je pjese e treshes qe permend. Largohuni nga politika, lejuani vendin te rinjve, ky eshte shembull.

Shto Koment