Politike

Lëvizja e adresave të qytetarëve/ Lleshaj: Po qarkullojnë aludime dashakeqe, i kam dëgjuar me përbuzje

Sandër Lleshaj ka deklaruar se po qarkullojnë aludime të pavërteta sa i përket procedurës për adresat e qytetarëve.
Featured image of article: Lëvizja e adresave të qytetarëve/ Lleshaj: Po qarkullojnë aludime dashakeqe, i kam dëgjuar me përbuzje Sandër Lleshaj

TIRANË- Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar në Kuvend se dikasteri që ai drejton do të publikojë së shpejti një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qytetarëve.

“Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, basnka”, tha Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Aludime dashakeqe, dhe të pavërtetaa. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, tha ministri.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në “Lëvizja e adresave të qytetarëve/ Lleshaj: Po qarkullojnë aludime dashakeqe, i kam dëgjuar me përbuzje

  1. Adresat i kane ndryshuar ne baze te census 2011. Kete po e vuajne te gjithe qytetaret sidomos ata qe i ka zene halli me qira te cilet levizin te detyruar here pas here. Qytetaret e tjere te cilet paraqitet per te regjistruar adresen duhet te paguajn per 10.000 leke gjobe. Ata qe jane me qira duhet te paguajne vec qiras edhe tatimin ne burim. Kete pune ka bere Ministri i brendshem…

Shto Koment