Politike

Lëvizja e adresave të qytetarëve pa dijeninë e tyre/ Sandër Lleshaj: Do të nge padi ndaj Partisë Demokratike për kallëzim të rremë

Lleshaj thotë se ditët e fundit, edhe pse Partia Demokratike i ka ngritur padi, kjo e fundit nuk ka folur në lidhje me rastet dhe kjo sipas Lleshajt i jep një arsye atij për të paditur Partinë Demokratike me akuzën për kallëzim të rremë
Featured image of article: Lëvizja e adresave të qytetarëve pa dijeninë e tyre/ Sandër Lleshaj: Do të nge padi ndaj Partisë Demokratike për kallëzim të rremë Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se së shpejti do të ngrejë një padi në SPAK kundër Partisë Demokratike për kallëzim të rremë, sa i përket denoncimeve të adresave. Lleshaj i ftuar në emisionin” Java’ ka thënë se , e dhe pse Partia Demokratike i ka ngritur padi, kjo e fundit nuk ka folur në lidhje me rastet dhe kjo sipas Lleshajt i jep një arsye atij për të paditur Partinë Demokratike me akuzën për kallëzim të rremë.

“Ditët e fundit ata nuk flasin më se e panë që dolën blof. Dhe më japin arsye për ta paditur për kallëzim të rremë dhe do ta bëj këtë.”- tha ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.k.dosja.al)

Shto Koment