Aktualitet

“Lëviz makinën”, zbardhet BISEDA që solli tre të plagosurit në Mamurras, PROBLEMATIKU kishte parkuar kundravajtje, nuk bindej

Mësohet se një prej agresorëve kishte parkuar kundravajtje.Për këtë arsye, efektivët janë afruar pranë tij dhe i kanë kërkuar që të lëvizë mjetin. I bindur për autoritetin e tij në zonë, personi në fjalë nuk lëvizi.
Featured image of article: “Lëviz makinën”, zbardhet BISEDA që solli tre të plagosurit në Mamurras, PROBLEMATIKU kishte parkuar kundravajtje, nuk bindej Foto nga Mamurrasi, vendi ku u plagosën dy efektivët dhe Nikoll Vorfi

MAMURRASDosja.al ka zbardhur bisedën e zhvilluar mes efektivëve të policisë së Mamurrasit, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja dhe ‘problematikëve të zonës’ që sollën tre të plagosur në Mamurras. Mësohet se një prej agresorëve kishte parkuar kundravajtje.

Për këtë arsye, efektivët janë afruar pranë tij dhe i kanë kërkuar që të lëvizë mjetin. “Lëviz makinën,”- mësohet se i ka thënë ai.

I bindur për autoritetin e tij në zonë, personi në fjalë, për të cilin Dosja.al mësoi ekskluzivisht se është i afërm i një ish-deputeti, politikan pranë Partisë Socialiste, (emër i njohur për redaksinë), nuk ka lëvizur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pikërisht kjo bisedë ka bërë që të shkrepet arma dhe plumbat të lënë të plagosur dy efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, si dhe Nikoll Vorfin, një prej anëtarëve të grupit të autorëve.


LAJM KRYESOR:Përplasje me armë zjarri mes policisë dhe 1 grupi kriminal në Mamurras, 2 efektivë të plagosur, të shtënat kapin edhe një nga autorët (EMRAT)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment