Aktualitet

Lëvizte me armë nëpër qytet, arrestohet 54-vjeçari në Shkodër

Sipas policisë arrestimi i tij u bë në lagjen Bahçallek të Shkodrës dhe iu sekuestrua pistoleta tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.
Featured image of article: Lëvizte me armë nëpër qytet, arrestohet 54-vjeçari në Shkodër Arma që iu sekuestrua 54-vjeçarit nga Policia

Në Shkodër është arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar pasi lëziste me armë në qytet. Sipas policisë arrestimi i tij u bë në lagjen Bahçallek të Shkodrës dhe iu sekuestrua pistoleta tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 54 vjeç, banues në lagjen Daniel Matlia, Shkodër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Bahçallek, Shkodër, gjate kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment