Bota

Letrën e vetëvrasjes e publikoi ne “Instagram”, Gjendet e pajetë adoleshentja në dhomën e hotelit, arsyeja mbetet mister

Është mësuar se ajo punonte si bariste përfundoi në spital dy javë para vdekjes së saj për shkak të mbidozës së paracetamolit.
Featured image of article: Letrën e vetëvrasjes e publikoi ne “Instagram”, Gjendet e pajetë adoleshentja në dhomën e hotelit, arsyeja mbetet mister Ria Michelle Cooper

BRITANI- Adoleshentja Ria Michelle Cooper, është gjetur e pajetë në një dhomë hoteli, ndërsa letrën e vetëvrasjes e ka publikuar në rrjetet sociale. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se 18 vjeçarja është gjetur e varur pas një nate që kishte festuar me miqtë në Manchester.

Është mësuar se ajo punonte si bariste përfundoi në spital dy javë para vdekjes së saj për shkak të mbidozës së paracetamolit. Adoleshentja nuk i tregoi prindërve të saj dhe pas dy ditëve i tha se donte të kthehej në punë. Në ditët që pasuan, ajo shkroi disa ‘letra lamtumire’ në pjesën e shënimeve të telefonit të saj.

Ndërkohë në gjykatë është pohuar se adoleshentja ka bërë kërkime në internet në lidhje me vetëvrasjen ku dhe ka lënë edhe një shënim për vetëvrasjen në Instagram. Po ashtu gjykatësja ka thënë se kanë konfirmuar se viktima merrte dhe kokainë. Miqtë e saj thanë që ajo kishte dhuruar disa nga rrobat e saj duke thënë se do të vdiste, por ata nuk e morën seriozisht deklaratën e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë është ende e paqartë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt tragjik, ndërsa policia vijon hetimet.

Burimi: Thesun

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment