LIVE UPDATES
Aktualitet

LETRA/ Zbardhet ftesa e organizatës që mbron të drejtën e LGBTI për deputetët

25 Nëntor 2021, 16:33 Nga DOSJA
LETRA/ Zbardhet ftesa e organizatës që mbron të drejtën e

TIRANË- Teksa në Kuvend pritet që së shpejti të nisë shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e Kodit të Familjes dhe të ligjit të birësimit, palët pro dhe kundër ndryshimeve kanë nisur lobimet në politikë.

Koalicioni shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës”, ku janë bashkuar Forumi Mysliman i Shqipërisë, çifti Akil dhe Lindita Pano- Fondacioni “Ancora Inc”, Fisnik Kruja- Forumi Mysliman i Shqipërisë, Ilir Çumani- Instituti Kombëtar i Fëmijëve Jetimë të Shqipërisë, Silvi Mihali- eksperte Zhvillimi i Hershëm te Fëmijët (ABA) dhe Erion Kristo pedagog, analist dhe aktivist i shoqërisë civile janë takuar këto ditë me përfaqësuesit më të lartë politik në vend për të kërkuar prej tyre që të marrin masa për të mbrojtur shoqërinë në krizën në të cilën ndodhet.

TAKIMET

Takimin e parë një përfaqësi nga koalicioni shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” e zhvilluan me kreun e shtetit, Ilir Meta. Pas prezantimit të koalicionit, u diskutua mbi krizën në të cilën ndodhet familja shqiptare dhe nevojën për angazhimin serioz të të gjithë institucioneve dhe shoqërisë në zvogëlimin e impaktit negativ dhe krijimin e mundësive për kurimin e plagëve të familjes. Më tej, biseda vijoi mbi çështje me interes të lartë publik, që lidhen me propozimet ligjore, të cilat prekin Kodin e Familjes. Ky takim në Institucionin e Presidentit të Republikës, ishte edhe pikënisja e takimeve të tjera të planifikuara me përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore.

Po ashtu, koalicioni shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” gjithashtu takoi edhe kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla, dhe deputetin e Komisionit të Ligjeve, Toni Gogu. Pas prezantimit të koalicionit, u diskutua mbi krizën në të cilën ndodhet Familja Shqiptare dhe biseda vijoi përsëri mbi çështje me interes të lartë publik, që lidhen me propozimet ligjore të cilat prekin Kodin e Familjes. Kërkesa jonë sikundër dhe dakordësia nga ana e përfaqësuesve të maxhorancës ishte nevoja e hapjes së një debati publik përpara prezantimit në Parlament të ligjeve, të cilat prekin Kodin e Familjes. Së fundmi, ata u takuan edhe me dy nënkryetarët e PD-së, Grida Duma dhe Alfred Rushaj, si dhe anëtaren e Komisionit të Ligjeve, Greta Bardeli.

Gjatë bisedës intensive, kërkesa jonë ishte që: Grupi Parlamentar i Opozitës të pozicionohet qartë në mbrojtje të familjes dhe jetimëve, siç është pozicionuar ideologjikisht e djathta konservatore në botë. Ndërkohë që qeveria ka paraqitur projektligjin për ndryshime në Kodin e Familjes dhe Ligjin e Birësimeve, apeli ynë është ruajtja e vlerave të martesës, familjes dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijëve jetimë. Nga përfaqësuesit e opozitës morëm garancinë që do të jenë aleatët e kësaj kauze jetike për kombin dhe të ardhmen e shoqërisë Shqiptare.

FTESA NGA LGBTI

Për të njëjtën çështje duket se nuk kanë ngelur pas edhe pala tjetër që kërkon ndryshimin e Kodit të Familjes dhe Ligjit të Birësimit. Gazeta “Panorama” ka siguruar një ftesë që ka mbërritur me postë elektronike te deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Organizata “OMSA”, e cila punon për garantimin e të drejtave të komunitetit LGBTI fton deputetët për të diskutuar në lidhje me nismat ligjore, por jo vetëm, “I/E deputet i Kuvendit të Shqipërisë, uroj që ky email t’ju gjejë mirë dhe shëndet dhe me punë. Rreth dy vjet më parë, në prill 2018, organizata që unë drejtoj, ‘Open Mind Spectrum Albania’ (OMSA), një organizatë që punon për edukimin, respektimin dhe avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë organizoi në mjediset e Kuvendit forumin e parë politik në histori për të drejtat e LGBTI-së.

Kam kënaqësinë të konstatoj që roli i organizatave që përfaqësojnë komunitetin LGBTI është rritur dhe ka një vëmendje në rritje për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit. Në këtë kuadër, për të vazhduar bashkëpunimin, dua t’ju ftoj të na bashkoheni në aktivitetin që po zhvillojmë në lidhje me guidën e parë për partitë politike Shqiptare, pjesëmarrjen politike diversitetin dhe gjithëpërfshirjen”, thuhet në ftesën që ka siguruar gazeta “Panorama”.

Ndërkohë, kujtojmë se Kodi i Familjes dhe Ligji për Birësimin ishte parashikuar në kalendarin trijavor të punës që të shqyrtohej në 10-ditëshin e parë të nëntorit në komisionet ligjore, por që është shtyrë për shkak të axhendës së ngjeshur të Kuvendit, pasi diskutohet projektbuxheti dhe paketa fiskale.

Në ndryshimet që propozohen në Kodin e Familjes parashikohet që të ulet mosha për personat që aplikojnë për të birësuar. Po ashtu, një tjetër ndryshim është që tani mund të aplikojnë për birësim edhe një person i vetëm dhe persona që nuk janë të lidhur me martesë, por bashkëjetojnë. Në planin e punës të miratuar nga qeveria për personat LGBTI premtohet se ligjet e mësipërme do i nënshtrohen ndryshimeve për të akomoduar shqetësimet e personave LGBTI. Por, kjo nismë u kundërshtua edhe nga komitetet ndërfetare, të cilët nuk janë dakord që fëmijët të birësohen nga personat LGBTI. 5 përfaqësi fetare iu drejtuan me një shkresë dhe propozime përkatëse në Kodin e Familjes.

Marrë nga Panorama

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo fisnik kruja ilir çumani ilir meta lgbti silvi mihali toni gogu erion kristo fisnik kruja ilir çumani ilir meta lgbti silvi mihali toni gogu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni