Aktualitet

Koronavirusi ‘prek’ zemrat/ Letra e 8-vjeçares Kaltra për doktoreshën: Unë e di se çfarë është mungesa e oksigjenit se jam asmatike. Ti s’i përqafon dot sot fëmijët e t’u, por virusi korona do largohet

8-vjeçarja shkruan se ajo e di shumë mirë se çfarë është mungesa e oksigjenit në trup pasi ësthë astamtike.
Featured image of article: Koronavirusi ‘prek’ zemrat/ Letra e 8-vjeçares Kaltra për doktoreshën: Unë e di se çfarë është mungesa e oksigjenit se jam asmatike. Ti s’i përqafon dot sot fëmijët e t’u, por virusi korona do largohet Letra e Kaltrës

TIRANË- Blendi Fevziu ka publikuar sot një letër të një vajzë të vogël, e cila studion në Shkollën e Kuqe. Sipas gazetarit mësuesja i ka kërkuar nxënësve i ka kërkuar që të shkruar një letër dhe Kaltra i ka shkruar doktoreshë Arjanës.  

8-vjeçarja shkruan se ajo e di shumë mirë se çfarë është mungesa e oksigjenit në trup pasi ësthë astamtike. Po ashtu ajo i shkruan doktoreshës se ajo nuk i përqafon dot fëmijët e saj për t’i mbrojtur, por është e bindur se koronavirusi do largohet e do kujtohet si një përrallë.

LETRA E PLOTË

E dashur doktoreshë Arjana,

Na ishte njëherë kur unë i kisha frikë doktorët. Por këto ditë unë rri në shtëpi dhe doktorët i shikoj ndryshe. Unë janë Kaltra, jam 8 vjeçe dhe mësoj në shkollën “E kuqe”. Unë e di çfarë do të thotë të të mungojë oksigjeni në trup. Unë jam asmatike dhe doktorët më kam mbajtur me maskë oksigjeni shumë herë deri sa më shëruan.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë sot që po shkruaj këtë letër për doktoreshë Arjanën, për t’i thënë asaj se unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem. Dokotreshë Arjana shumë falemiderit që po na ndihmon të gjithëve ne. Ne jemi shumë mirënjohës për ty. Ti punon ditë e natë për ne që të marrësh shumë falenderime që në ndihmon dhe na këshillon.

Ti je e fortë dhe shumë trime. Nëse ke pasur ëndërr këtë profesion, ëndrra jote është realizuar. Unë e di që t’i nuk i përqafon fëmijët e tu, për t’i mbrotjur. E di që dhe jo koronavirusi do kujtohet si një përrallë për ne fëmijët pas disa kohësh. Ju doktorët do jeni heronjtë e mirë të përralls sime. Prandaj kjo letër për ty doktoreshë Arjana  fillon si një përrallë me një tregim të bukur fitoreje.

Love you Kaltra

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment