Politike

Letra për demokratët/ Alibeaj: Ramës s’i interesojnë qytetarët por vetëm pushteti i tij

  • Rama letër demokratëve: Basha ju braktisi, PD ka frikë nga drejtësia
  • Enkelejd Alibeaj reagon në emër të PD pas letrës së hapur që Edi Ramës i dërgoi demokratëve.
    Featured image of article: Letra për demokratët/ Alibeaj: Ramës s’i interesojnë qytetarët por vetëm pushteti i tij Enkelejd Alibeaj

    TIRANË– Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj letrës që kryeministri Edi Rama i dërgoi demokratëve, ku u thoshte se ishin tradhëtuar nga kreu i tyre, Lulzim Basha. (Lexo këtu)

    Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se priste reagime lidhur me megaaferën e rrugës Milot-Balldren, rikthimin e vizave ndaj Holanda, shembjen e tunelit në rrugën e Arbërit apo akuzat për blerje votash. 

    Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. Kjo kohë ka mbaruar. Populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërinë,”-shkruan Alibeaj. 

    Postimi i plotë:

     

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment