LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letra ekskluzive e Mit’hat Frashërit mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët

11 Janar 2021, 12:27 Nga DOSJA
Letra ekskluzive e Mit’hat Frashërit mbi zhvillimet e brendshme

“France-Orient” ka botuar, më 1 shkurt 1922, në faqen n°27, një letër të Mithat Frashërit (Sulo Kendom) mbi zhvillimet e brendshme asokohe në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ne kemi pasur ditë të tensionuara këtu në Shqipëri, megjithëse ndryshimet e qeverive kanë ndodhur me qetësi dhe pa ndonjë shqetësim. Ekzagjerimet e Agjencive – të cilave nuk u mungon fuqia e imagjinatës – na bëjnë të buzëqeshim këtu.

Tani, domethënë që prej 22 dhjetorit të kaluar, ne kemi një qeveri e cila gëzon besimin e plotë të Parlamentit. Z. Xhafer Ypi, Presidenti aktual i Këshillit, është i diplomuar për drejtësi, një njeri me përvojë dhe vullnet të mirë, dhe ai e ka rrethuar veten me kolegë të mirë. 

Kabineti i Hasan Prishtinës, i cili kishte vetëm një jetë kalimtare (dritëshkurtër) nga 7 deri më 12 dhjetor, ra si rezultat i demonstratës unanime – por shumë të qetë dhe dinjitoze – që shpërtheu kundër saj. 

Në të njëjtën kohë me Kabinetin, ne kemi gjithashtu një Këshill të Lartë të ri, të përbërë nga katër anëtarë, të cilët zënë vendin e Shefit të Republikës. Ky Këshill u zgjodh në mbledhjen kombëtare të Lushnjes (25 janar 1920), nga i cili, për më tepër, ka dalë kushtetuta aktuale e Qeverisë Kombëtare Shqiptare. Kështu që të katër anëtarët e Këshillit qëndruan në pushtet për dy vjet. Ata që i zëvendësojnë ato janë : Omer Vrioni (mysliman), Anton Pistuli (katolik), Sotir Peci (ortodoks) dhe Refik Toptani (mysliman).

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë shqiptarë solli qetësinë në vend. Serbët evakuan të gjitha zonat që kishin pushtuar që nga armëpushimi dhe tërheqja filloi pa ndonjë incident, pavarësisht humorit të keq të panevojshëm të shfaqur nga Zyra e Shtypit e Beogradit.

Së shpejti kufiri shqiptaro-serb do të fiksohet në terren. Fatkeqësisht, grekët nuk u janë përgjigjur ende dy shkresave që Konferenca e Ambasadorëve dërgoi në Athinë për evakuimin e disa zonave të pushtuara në Shqipërinë e Jugut, që nga maji i vitit 1920, d.m.th. që nga largimi i trupave franceze nga Korça. Ne jemi duke pritur për këtë evakuim nga dita në ditë.

Sidoqoftë, asgjë nuk ka ardhur, për të prishur marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e saj dhe – për mendimin tim modest – Agjencia e Athinës gabohet që lëshon “urbi e orbi” lajme mbi praninë e Kemalistëve në Shqipëri dhe të ashtuquajturat intriga kundër Greqisë. Jam i bindur që nuk ka asnjë lidhje midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe se nuk është në Tiranë që grekët duhet të kërkojnë Kemalistët.

Është një fakt i sigurt, pra ai i vullnetit të mirë të shfaqur nga shqiptarët për të qëndruar në kushtet e korrigjimit më të sjellshëm me popujt fqinjë. Shqipëria dëshiron të jetë e paanshme dhe të mbajë neutralitetin në çështjet e Ballkanit.

Nëse simpatia e shqiptarëve shkon – kur bëhet fjalë për çështje të përgjithshme – drejt brigjeve të Senës, kjo është një shfaqje e natyrshme e prirjeve të këtij populli, sesa një fakt politik. Kështu ardhja e Z. Monbouyran, drejtor i shkollës i liceut francez-shqiptar në Korçë, ishte një festë e vërtetë për banorët e qytetit. Unë ju thashë në letrën time të fundit në lidhje me përparimin që ka bërë kjo shkollë dhe rëndësinë që ajo ka marrë, veçanërisht që nga mbyllja e shkollave greke, një mbetje e regjimit turk. Z. Monbouyran gjithashtu do të japë mësime të gjuhës dhe letërsisë frënge. Gjithashtu kërkohen dy mësues të tjerë, dhe ne shpresojmë që ata të arrijnë së shpejti. Misioni laik francez që rekomandoi z. Monbouyran në legatën shqiptare në Paris, meriton mirënjohjen e shqiptarëve. 

Duke folur për shkollat, është e pamundur të mos përmendësh atë që sapo është krijuar në Tiranë me ndihmën e Kryqit të Kuq Amerikan (Junior Red Cross); është një shkollë arti dhe zejtari (Vocational School) e mirëmbajtur në mënyrë të barabartë nga C.R.A. (Kryqi i Kuq Amerikan) dhe nga shteti shqiptar. Ajo tashmë ka 67 nxënës, dhe makinat e të gjitha llojeve (përfshirë një makinë telegrafike pa tel) sapo janë instaluar.

C.R.A. i ka dhënë gjithashtu shërbime të mëdha Shqipërisë së re, nga pikëpamja e shëndetit dhe e arsimit fillor, me spitalet, shërbimin mjekësor dhe shkollat e saj, gjë që shpjegon prestigjin që gëzon gjithçka që është amerikane, në brigjet e Adriatikut.

Nëse ju flas për këtë në këtë letër, e bëj për të tërhequr vëmendjen e lexuesve të “France-Orient” të cilët kanë në zemër interesat e Francës dhe t’u sugjeroj atyre idenë e përfitimit të shembullit që na japin amerikanët. Gabojmë – mendoj – të mos interesohemi në qarqet zyrtare të Parisit dhe të Shqipërisë, dhe të neglizhojmë një terren kaq të mirë, i gjithi i bërë dhe i përgatitur për ndikimin moral të Francës republikane dhe të drejtë.

Në Tiranë, prej disa kohësh kemi takuar njerëz që kanë ardhur për biznes, italianë, amerikanë, anglezë; por unë ende nuk kam pasur befasinë e këndshme të takimit me një francez. Dhe Zoti e di sa i mirëpritur do të ishte një francez.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja aurenc bebja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 10 Janar 2021, 15:43

Pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë?

Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishmja pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë është se ai është një rrëfimtar i shkëlqyer. Rrëfen histori të mrekullueshme – dhe r...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni