Politike

Letra e Ruçit drejtuar Metës, Presidenca: Kemi propozuar tre kandidatura, e kemi respektuar gjithmonë detyrimin kushtetues për të garantuar pavarësinë e institucioneve

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Presidenti Meta e ka respektuar si gjithmonë detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH dhe të të gjitha institucioneve. 
Featured image of article: Letra e Ruçit drejtuar Metës, Presidenca: Kemi propozuar tre kandidatura, e kemi respektuar gjithmonë detyrimin kushtetues për të garantuar pavarësinë e institucioneve Tedi Blushi

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Presidenti Meta e ka respektuar si gjithmonë detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH dhe të të gjitha institucioneve. 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH. Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH. Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve,”– shkruan Blushi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak më herët u raportua se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Presidentit Ilir Meta dhe i kërkon emrin e kandidatit për kreun Këshillit të Lartë të Shtetit. Sipas letrës, kreu i Kuvendit në letër i kërkon Presidentit të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment