Bota

Letra e mjekut italian që po rrëqeth botën: Babanë e përqafova unë në vendin tënd, nuk vuajti

Ai ka thënë se bënë të pamundurën që ta shpëtonin por fatëkeqësisht gjendja e tij ishte rënduar dhe nuk kishte më fuqi që ta përballonte virusin.
Featured image of article: Letra e mjekut italian që po rrëqeth botën: Babanë e përqafova unë në vendin tënd, nuk vuajti Foto Ilustruese
Përditësuar:

ITALI– Një mjek në Crema i ka shkruar një vajze e cila fatkeqësisht humbi babain nga Covid-19, ndërkohë që ka në gjendje kritike edhe nënën e saj. Vajza nuk kishte mundësi që ta përqafonte për herë të fundit, por në vend të saj përqafimin ia ka dhënë mjeku i spitalit.

Ai ka thënë se bënë të pamundurën që ta shpëtonin por fatëkeqësisht gjendja e tij ishte rënduar dhe nuk kishte më fuqi që ta përballonte virusin.

“Babanë e përqafova unë në vendin tënd, para se ta dërgonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur. Ne u munduam shumë që babai yt të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë. Unë u mundova shumë, i dhashë gjithë oksigjenin e mundur. Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua tju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të,”- janë fjalët  në letrën e mjekut.

Viktima ishte një farmacist i njohur në zonën e Kremonës në Itali. Vajza e tij është mirënjohëse ndaj mjekëve që përveç punës së tyre tregohen mjaft humanë në këtë betejë të vështirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vajza e viktimës tregon që ishte mirënjohëse ndaj mjekëve pasi ata i mundësuan që t’ia dëgjonte zërin nëpërmjet telefonit të atit, ku dhe i dha lamtumirën e fundit.

Burimi: laprovinciacr.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment