Politike

LETRA E HAPUR për Edi Ramën! Dy ‘intelektualët’ i shpjeguan kryeministrin pse Veton Surroi s’meritonte titullin “Nder i qarkut”: Pamfleti i tij pati sukses në Beograd, shkruante për UÇK që s’ishte çlirimtare. Kush janë dy personazhet!

Baudin Murati dhe Misin Braha pretendojnë se duhet të hiqej njolla e zezë nga banorët të rrethit Kukës, pasi Surroi ka bërë deklarata kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Featured image of article: LETRA E HAPUR për Edi Ramën! Dy ‘intelektualët’ i shpjeguan kryeministrin pse Veton Surroi s’meritonte titullin “Nder i qarkut”: Pamfleti i tij pati sukses në Beograd, shkruante për UÇK që s’ishte çlirimtare. Kush janë dy personazhet! Veton Surroi, Baudin Murati dhe Misin Braha

KUKËS– Baudin Murati dhe Misin Braha janë dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit që i kanë propozuar kryetarit të tyre, Abdulla Domit që t’i hiqnin titullin ‘Nderi i Qarkut Kukës’ publicistit dhe politikanit Veton Surroi, që i ishte dhënë në vitin 2015. Në shpjegimin e tyre, Baudin Murati dhe Misin Braha pretendojnë se duhet të hiqej njolla e zezë nga banorët të rrethit Kukës, pasi Surroi ka bërë deklarata kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje ata i kanë dedikuar një letër të hapur edhe kryeministrit Edi Rama, ku edhe shkruanin se pamfleti i Surroit, “Këmbët e gjarprit”, ishte promovuar më shumë bujë në Beograd. E gjitha pasi në të shkruhet se UÇK-ja nuk kishte bërë as luftë dhe as nuk kishte çliruar. Megjithatë mesa duket Rama nuk e ka lexuar letrën e tyre pasi në reagimin e parë, e cilësoi vendimin si lajthitje kolektive.

LETRA E TYRE PËR KRYEMINISTRIN:

Kryeminister, Urdhri juaj qe dikton ndjesine e formalitetit te Pushtetit Vendor ne vendimmarrje, perveç melodise dasmore te Napolonit te Tiranes,   nuk mund te tund malet e Veriut nga ndjenja e Patriotizmit dhe  tdhedashurise.Nder dhe Lavdi per Keshilltaret e Qarkut Kukes qe me vendimin e marre ne mbrojtje te Luftes Clirimtare te Kosoves, te UCK-se, te deshmoreve dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Urdhri juaj , veç te tjerave i ben nje nder te madh shokut e mikut tuaj Veton Surroi per te rritur tirazhin e librit te tij pamflete “Kembet e Gjaprit”, i promovuar me shume buje ne Beograd. Keshilli i Qarkut Kukes ,sot nxori para Drejtesise dhe i dha denimin e merituar ketij pamfleti i cili perbente platformen politike per denimin e Luftes Clirimtare te Kosoves  qe e cilesonte ate, as lufte, as çlirimtare! Mbi bazen e ketij pamfleti e gjithe UCK-ja sot gjendet ne Gjykaten Speciale te Hages. Denigrimi i Keshillit te Qarkut Kukes me urdhrin tuaj, Lajthitje Kolektive eshte pak te cilesohet me fjalen shqipe TURP!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por kush janë ‘intelektualët’ që dolën në përfundimin se Veton Surroi duhet të mos ishte më nder i Kukësit?

Në prill të këtij viti, “Tv Kukësi”  ka transmetuar një kronikë mjaft speciale, që ka ngritur përtej qiellit e piedestalit, punën e kryeministrit Edi Rama gjatë pandemisë së Covid-19. Kush fshihej pas tekstit të kronikës? Baudin Murati dhe Misin Braha! Mesa duket Rama nuk e paska parë kronikën dhe sërish vlerëson më shumë Surroin sesa ‘intelektualët e Kukësit’…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment