Aktualitet

Letra e Bashës/ Përfaqësuesja e Bankës Botërore: PPP-të nuk janë të këqija por duhet të kenë transparencë

Banka Botërore reagim për PPP-të në vendin tonë. Maryam Salim: PP-të nuk janë të këqija por duhet të kenë transparencë.
Featured image of article: Letra e Bashës/ Përfaqësuesja e Bankës Botërore: PPP-të nuk janë të këqija por duhet të kenë transparencë Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Maryam Salim dhe Lulzim Basha

Tiranë- Disa ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u dërgoi një letër bankave të nivelit të dytë dhe Guvernatorit të Shqipërisë, Gent Sejkos për çështjen e financimeve të PPP-ve. Basha theksoi një letër se nuk duhet të rrezikojnë me financimet e PPP-ve, pasi sipas tij janë para që vijnë nga droga korrupsioni.

Për këtë letër përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Maryam Salim gjatë një konference në Tiranë tha se PPP-të nuk janë një gjë e keqe. Ajo u shpreh se PPP-të duhet të jenë transparente.

PPP nuk janë një gjë e keqe se asnjë vend nuk i përmbush të gjitha nevojat infrastrukturore vetë, çështja është si i menaxhoni, transparenca, përfitimet dhe përparësitë. Ajo ku duhet të investojnë apo jo bankat, ua lë atyre, se çdo bankë kur vendos shikon se çfarë ka kuptim për ata. Kemi një sektor mjaft të gjallë në Shqipëri. Nuk duhet të themi që nuk duhet të ketë PPP, por ti bëjmë ato më transparente” tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa përfaqësuesja për Shqipërinë, Hilda Shijaku u shpreh se “ndryshimet në ligjin e koncesioneve janë pozitive. Po punojmë për hartimin e një raporti për kontratat koncesionare, për të parë kostot dhe ndikimin që kanë në ekonomi“.

Basha në letrën e drejtuar bankave theksoi se nga aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të drogës dhe trafikimit të saj nga Shqipëria, gjatë këtyre viteve të fundit, janë prodhuar miliarda euro. Sipas tij këto para janë përdorur për të korruptuar qeveritarë dhe punonjës publikë me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo dhe korrupsioni.

J.V/Dosja.al

Shto Koment