Showbiz

“Leri c*cat e mia rehat”, Enca i përgjigjet ndjekësit që kuriozohet për dekoltenë: Jetë të gjatë gjoksi i madh

Enca Haxhia i është përgjigjur seriozisht një pyetjeje lidhur me dekoltenë e saj që qëndron gjithmonë zbuluar.
Featured image of article: “Leri c*cat e mia rehat”, Enca i përgjigjet ndjekësit që kuriozohet për dekoltenë: Jetë të gjatë gjoksi i madh Këngëtarja, Enca Haxhia.

TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia publikoi së fundmi këngën me një videoklip ku mbizotëronin femra të zhveshura. E gjithë kjo zgjedhje nxiti edhe debate në median sociale, ku disa e kritikonin për përmbajtjen e klipit.

Por, përveç kësaj, vetë këngëtarja tregon herë pas here hiret e saj dhe një ndjekës është kuriozuar se pse këngëtarja e eskpozon gjithnjë gjoksin.

” O enca do të bëj një pyetje, pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? (mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë, por atë pyetje dua ta di )”- shkruan ndjekësi në foton e postuar nga këngëtarja.

Enca ka vendosur t’i japë një përgjigje të sinqertë komentuesit, duke lënë të kuptojë se ajo ndjehet mjaft mirë me gjoksin e saj të madh.

“Le të themi që gjoksi nuk është si qenushi që e nxjerrim nga shpia kur të duam. Ne vajzat me gjoks të madh e kemi aty gjithë kohën dhe duam s’duam bie gjithmonë në sy! Gjithashtu kjo ishte pjesë e një klipi ku xhiruam NË PLAZH me bikini. Unë kam veshur fustan. Edhe nëse do vishja diçka të mbyllur gjoksi im sërish do të binte në sy. Jetë të gjatë gjoksit të madh !”- shkruan Enca Haxhia.

Postimi i Encës në rrjete sociale.

Përveç kësaj këngëtarja e ka postuar komentin edhe në InstaStory me mbishkrimin: “Në emër të gjithë vajzave me gjoks të madh, lerini c*icat tona rehat! Vazhdoni t’i adhuroni ato gjithsesi”.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment