Politike

“Lere se je gazetare, s’je shërbëtore, as kameriere e Ramës”, si i përgjimet Anila Basha Mark Markut (VD)

Një debat ka pasur në "Opinion" mes Anila Bashës dhe Mark Markut për zgjedhjet e 30 qershorit.
Featured image of article: “Lere se je gazetare, s’je shërbëtore, as kameriere e Ramës”, si i përgjimet Anila Basha Mark Markut (VD) Anila Basha dhe Mark Marku

Tiranë- Situata politike në vendin tonë është shumë e nxehtë. Vetëm 4 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe dhe nuk ka munguar për këtë çështje edhe një debat mes Mark Markut dhe gazetares, Anila Basha në emisionin “Opinion”.

Mark Marku i ka thënë Anila Bashës teksa kanë biseduar për vjedhjen e votave,  pse bërtet dhe ajo është shprehur se thjesht po i ngre tonin e zërit gjatë debatit.

Ndërsa Marku i është përgjijgur: “Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës. Për vjedhjen e votave Basha është shprehur se të gjithë ata që kanë vjedhur të dënohen.

Debati: 

Mark Marku: Çfarë ke pse bërtet? Çfarë ke? Pse bërtet?

Anila Basha: Po ju bërtas sepse nuk të lini të flasësh.

Mark Marku: Kujt po i bërtet? Se unë nuk ju dëgjoj fare.

Anila Basha: Po ngre zërin se nuk po bërtas.

Mark Marku: Po ngre zërin pra, kujt po i bërtet?

Anila Basha: E pra nuk është e bërtitme.

Mark Marku: Po çfarë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Anila Basha: Është e folur me ton.

Mark Marku: Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës.

Anila Basha: Ata që kanë vjedhur votat le të dënohen sipas ligjit.

Mark Marku: Kush i dënon, pse nuk hapet procesi?

Anila Basha: Gjykata mo dhe prokuroria.

Mark Marku: Lërë tani se s’jeni në rregull.

Anila Basha: Po jo, se nuk flitet kështu.

Video e debatit:

J.V/Dosja.al

Një Koment në ““Lere se je gazetare, s’je shërbëtore, as kameriere e Ramës”, si i përgjimet Anila Basha Mark Markut (VD)

  1. Me këta petagogët injorantë do bëjë Shqipëria përpara këta janë të gjithë memec, janë jashtëshqitja e Kombit Shqiptarë

Shto Koment