LIVE UPDATES
Aktualitet

“Lëre se është shoku i shefit”, rrëfimet e policëve rrugorë kur ndalin automjetet

22 Tetor 2021, 19:41 Nga DOSJA
“Lëre se është shoku i shefit”, rrëfimet e

TIRANË- Kur postblloku lejoi që të largohej mjeti luksoz Range Rover në fillim të muajit maj, policët u ankuan në telefon me njëri-tjetrin duke biseduar për Andrean “se është hera e dytë që veprojnë kështu për një test”. Më herët mjeti që ishte larguar dhe që ishte favorizuar duke mos i lënë policët në rrugë që të kryejnë detyrën e tyre ishte një makinë me targa Aa…IR, për të cilin siç treguan bisedat e efektivëve, sërish ata nuk vepruan duke i vendosur gjobë mbasi shoferi ishte përtej orarit kufizues të shpallur nga Komiteti I Ekspertëve gjatë pandemisë së Covid 19.

Operacionet masive të vazhdueshme si këto të masava anticovid për mbylljen e lokaleve apo gjobitjen e qytetarëve që nuk respektuan masat anticovid, treguan dhe njëherë se sa lehtësisht gjobat rënduan mbi qytetarët pa miq dhe mbështetje, ndonëse ligji duhet të veprojë edhe mbi te pamundurit. “Personalisht policia më ka ndaluar dy herë në postblloqe dhe lëvizja dihet, I kam telefonuar shefit që më pas ka kërkuar respektimin tim” – përmend për Gazetasi.al një zyrtar i nivelit të mesëm pranë drejtorisë Tatimore , sipas të cilit në këtë mënyrë veprojnë edhe të tjerë që nuk duan avari nga policët edhe për moskokëçarjen më të vogël si “një radhë në pikat kufitare”.

Shefi i policisë së Korçës realisht shfaqet në përgjime teksa telefonon një grup policësh, midis tyre jo vetëm polici trupë shërbimi, por edhe salla operative. Urdhëri është i qartë, policët duhet të kthenin bllokun e gjobave tek një nga “ të paprekshmit”. Vargu i ndërhyrjeve në biseda shoferësh që përherë bëjnë gati telefonin sapo shohin dhe vërejnë policë në rrugë përforcohet më tej nga biseda mes Arjel Dervishit dhe shokut të tij. Ky i fundit e pyet atë: “A të ndihmoi Niko Peleshi për të kaluar postbllokun? Dervishi sqaron: Më ndihmoi shefi i policisë.

Të gjetur jashtë orarit zyrtar që kërkohej se duhej të aplikohej te E- Albania shfaqet biseda edhe me D. P i cili i kërkon shefit nderin për kthimin e dokumentave pasi “policët më gjetën jashtë orarit”.

Po çfarë ndodh me policët në terren?

“Krahas çfarë tregon dosja, policët rrugore apo postbllok i zakonshëm, marrin pambarimisht telefonata të tilla.

“Nuk di t’i numëroj se sa janë dhe as që dua ti përmend emrat e shefave mbi mua që kërkojnë ta lë personin në fjalë të vazhdojë se është mik, kushëri apo djalë i mirë” – shprehet nën kushtin e anonimitetit për Gazetasi.al një efektiv i policisë rrugore. Pyetjes deri ku mbërrijnë shefat ai i përgjigjet: “Deri në qendër”. Dhe si ka vepruar ai?-

“E kam nderuar qytetarin me dorë dhe i kam ururar rrugë të mbarë, janë fëmijë biznesmenësh, biznesmenë, punonjës në shtet nga institucionet”- tregon efektivi për Gazetasi.al.

Pak muaj më parë gjatë pandemisë Gazetasi.al tregoi eksluzivisht se si një shef policie i rajonit të Farkës u denoncua nga biznese të tjera sepse favorizonte lokalet e personave të fuqishëm për festa dhe evente familjare teksa ato duhet të mbaheshin të mbyllura nga covidi. Hetimi i mëpasshëm administrativ konfirmoi këtë shkelje, ndërkohë që policët udhëroheshin nga eprorët për lokale që duhet të mos i preknin dhe të tjerët që duhet t’i shqetësonin me kontoroll.

“Kam lokal dhe paguaj”

A.D ( inicialet e ndryshuara). Ai administron biznesin e një bar restoranti që frekuentohet kryesisht nga familjarë. Ai shprehet për Gazetasi.al se fenomeni “ i më të fortit dhe më të dobtit është evident në këtë biznes”.

“Shiko, një biznes si i imi kryesisht frekuentohet nga familjarë. S’ka probleme me alkoolin, drograt, por lokali disa metra përtej biznesit tonë është biznes që frekuentohet nga të rinj që dallohen ekonomikisht nga automjetet. Atij nuk i intereson që policia të kryejë herë pas here kontrolle sepse tipat që konsumojnë e porosisin pije të shtrenjta kanë probleme, nuk duhet të bezdisen nga patrullat. Ndaj më ka treguar se e ka lidhur fijen me shefin e komisariatit të cilit i paguan një tarifë mujore”, tregon A.D për Gazetasi.al. Megjithatë i kthyer në një fenomen ndërhyrja tek eprorët dhe zhvlerësimi i policëve, kjo kuptohet kryesisht gjatë aksioneve të bujshme për bllokim automjetesh apo siç ndodhi masivisht gjatë lojërave të fatit. Megjithatë hetimet janë të vakta dhe përherë kanë zbritur në nivel policësh të thjeshtë që vetëm binden për të ruajtur vendin e punës.

Marrë nga Gazeta SI

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pandemia policia rrugore postoblloqe pandemia policia rrugore postoblloqe

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën