Showbiz

DiCaprio fotografohet duke u argëtuar në plazh, me të dashurën 22 vite më të re(Foto)

Gjatë kësaj fundjave aktori i mirënjohur amerikan, Leonardo DiCaprio është fotografuar teksa është argëtuar me të dashurën e tij Camila Morrone, në plazhin Malibu.
Featured image of article: DiCaprio fotografohet duke u argëtuar në plazh, me të dashurën 22 vite më të re(Foto) Momentet e fotografuara nga loja e aktorit dhe të dashurës së tij

KALIFORNI– Çifti janë bashkë në një romancë që prej vitit 2017, ndërsa Morrne duket se ndihet mjaft e lumtur pranë aktorit edhe pse 22 vite më i madh.

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç dhe Camila Morrone, 22 vjeç, u fotografuan teksa po luanin volejboll në plazh me Robin Thicke, dhe miqtë e tij, gjatë fundjavës.

Në foto çifti duket mjaft i lumtur teksa shihen në lojë të buzëqeshur dhe duke bërë shaka me njëri-tjetrit.

Di Caprio shihet me pantollona ngjyrë bezhë të shkurtëra e një bluzë gri të gjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Morrone shfaqet me dekoltenë e hapur, vetëm me një palë reçipeta plazhi, dhe pantollona të gjata xhinse, të grisura tek gjunjët.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment