Sport

Leonardo Bonucci refuzoi Real Madridin për Juventusin

Leonardo Bonnuci refuzoi Real Madridin për Juventusin.
Featured image of article: Leonardo Bonucci refuzoi Real Madridin për Juventusin Leonardo Bonucci, futbollist i Juventus
Përditësuar:

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, zgjodhi të rikthehej përsëri tek Juventusi verën e kaluar pasi kaloi një aventurë të shkurtër me Milanin ne Seria A.

Italiani nuk arriti asnjëherë të përshtatej me klubin kuqezi pasi nuk arriti të tregonte në fushë aftësitë e tij teknike.

Bonucci në një intervistë për gazetën spanjolle ‘AS’ rrëfeu se pasi vendosi që do i jepte fund aventurës me Milanin pati një interesim nga kampionët e Eurpës, Real Madrid, por ai zgjodhi te bashkohej përsëri me ‘Zonjën e Vjetër’ ku sipas tij ai ndihet si në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po është e vërtetë që pata ofertë nga Reali. Është krenari kur merr vësh se klube si Reali interesohen për ty, do të thotë që ke punuar mirë gjatë viteve. Por kur më erdhi telefonata nga Juventusi më pushtoi dëshira për ish klubin tim dhe vendosa se ngjyrat bardhezi më përshtaten më shumë.

Leonardo Bonucci, mbrojtës i Juventusit

Italiani është rikthyer përseri me një rendësi të lartë për ekipin e Torinos dhe do jetë i gatshëm në përballjen me Atletiko Madrid në Champions League pas rikuperimit nga dëmtimi.

B.N/dosja.al

Shto Koment