Bota

Lëndohet në kokë gjatë ndeshjes, ndërron jetë 28-vjeçari japonez mundës në ‘sumo’

28-vjeçari i quajtur Mitsuki Amano vdiq nga një ndërprerje akute e frymëmarrjes sipas një deklarate të bërë nga Shoqata Japoneze Sumo.
Featured image of article: Lëndohet në kokë gjatë ndeshjes, ndërron jetë 28-vjeçari japonez mundës në ‘sumo’

JAPONI-Mundësi japonez sumo ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ai u godit para një muaji me kokë në tokë, gjatë ndeshjes nga kundërshtari i tij gjatë një turneu me 26 mars.

28-vjeçari i quajtur Mitsuki Amano vdiq nga një ndërprerje akute e frymëmarrjes sipas një deklarate të bërë nga Shoqata Japoneze Sumo, raportojnë mediat.

Pasi mundësi ka arritur ta shtrijë në tokë 28-vjeçarin, ai nuk është ngritur më dhe shërbimet e ambulancës kanë vonuar pasi nuk ishin prezente në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Praktikat arkaike, të kombinuara me një perspektivë të re të dëmtimeve të kokës, kanë nxitur zemërim ndaj këtij sporti në Japoni.

Tani, zyrtarët e sumos po diskutojnë mënyra për të përmirësuar përgjigjen mjekësore të urgjencës, duke përfshirë mënyrën e trajtimit të tronditjeve, në periudhat e ardhshme.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment