Aktualitet

Lenci ia hodhi! Një nga luanët e Fierit jashtë rrezikut për jetën, “Katër putrat”: Jemi shumë të lehtësuar (Video)

"FELIDA Big Cat Centre" shkruan se luani Lenci ndjehet shumë më mirë dhe se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

HOLANDË– Një lajm i mirë më në fund! Luani Lenci, i cili u shpëtua para pak muajsh nga kopshti i ferrit në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën.

Lajmin e ka dhënë “FELIDA Big Cat Centre”, e cila shkruan në faqen e saj në Facebook se luani ndjehet shumë më mirë.

“Lenci po ndihet shumë më mirë! Gjatë ditëve të kaluara, bëhet e qartë se Lenci po ndihet shumë më mirë pasi gjendja e tij vazhdon të përmirësohet. Ne jemi shumë të lehtësuar kur e shohim gjendjen e tij, por gjithësesi do të vazhdojmë ta mbajmë nën vëzhgim!,”-shkruan qendra e shpëtimit.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht fatin e Lencit nuk e pati Zhaku, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë. Sipas “Felida” luani i kishte të shkatërruara veshkat për shkak të kushteve të këqija të jetesës dhe nuk mbijetoi dot.

Historia e keqtrajtimit të luanëve nisi me një artikull në britaniken “Daily Mail”, e cila e pagëzoi me emrin “Kopshti zoologjik i ferrit!”. Foto e publikuara tregonin një luan të kequshqyer dhe kafshë të tjera brenda kafazeve të rrethuar nga papstërti, ku mungonte uji i pastër dhe higjena.

Në tetor kafshët u sollën në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, për t’u marrë më pas në Holandë nga organizata “4 putrat”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment