Aktualitet

Lëmshi me çështjet e prapambetura në gjykata, rekrutohen 12 nëpunës, ja cili do të jetë roli i tyre

USAID në bashkëpunim dhe Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, kanë rekrutuar 12 nëpunës, të cilët do të meren me kategorizimin e çështjeve të pazgjidhura.
Featured image of article: Lëmshi me çështjet e prapambetura në gjykata, rekrutohen 12 nëpunës, ja cili do të jetë roli i tyre Nëpunësit në gjykatë

TIRANË -Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID) në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë ka rekrutuar 12 juristë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP). Sipas njoftimit të USAID, nëpunësit do të krijojnë një inventar për 35 mijë çështje të pazgjidhura.

Ata do të kategorizojnë çështjet në grupe, të cilat do të shqyrtohen më pas nga gjykatësit. Ky projekt ka ofruar mjete të mbrojtjes personale për të gjithë gjykatën dhe nëpunësit, për të siguruar kështu një mjedis të sigurt pune.

Njoftimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi i USAID-it Drejtësi për të Gjithë ka përfshirë me sukses në gjykatë 12 juristë të rinj e të zotë shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP). Të 12-të nëpunësit po punojnë në gjykatë dhe aktualisht, janë përqendruar tërësisht te krijimi i një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës. Ky inventar do të jetë baza për kategorizimin e çështjeve në grupe, të cilat mund të trajtohen më pas në një mënyrë më të efektshme dhe efikase nga këshilltarët ligjorë dhe gjyqtarët e gjykatës. USAID-i dhe gjykata ndajnë mes tyre përgjegjësinë për të siguruar që këta nëpunës të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të qenë të efektshëm. Gjatë kësaj periudhe të vitit me ritme më të ngadalta, gjykata e ka përshtatur kalendarin e pushimeve të punonjësve të saj për të mundësuar praninë e nëpunësve NUNÇP, ndërsa Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të tilla, si: laptopë dhe artikuj zyre. Gjithashtu, Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të mbrojtjes personale për të gjithë gjykatën dhe nëpunësit, për të siguruar kështu një mjedis të sigurt pune. Ky është një bashkëpunim shumë i mirë, në interes të aksesit në drejtësi dhe një shërbimi më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment