Showbiz

‘Lele kaçurrele ti’/ E krahasoi me presidentin Meta, Bes Kallaku nuk ia përton Spiropalit: Faleminderit shumë!

Bes Kallaku i është pëgjigjur krahasimit që zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i bëri atij me presidentin Ilir Meta. 
Featured image of article: ‘Lele kaçurrele ti’/ E krahasoi me presidentin Meta, Bes Kallaku nuk ia përton Spiropalit: Faleminderit shumë! Elisa Spiropali dhe Bes Kallaku

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku i është pëgjigjur krahasimit që zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i bëri atij me presidentin Ilir Meta. 

Në reagimin e tij, Kallaku tha se nuk kishte reaguar më parë pasi ishte duke lexuar një libër për Skëndërbeun, duke ironizuar krahasimin e saj për kryeministrin Edi Rama. 

“Lele kaçurrele ti… M’falni për vonesën por po lexoja “Historia de vita et Gestis Scanderbegi” edhe nuk kisha qasje në rrjet. Besi osht i Ijes, Gjini osht i Portokallisë. Flm shumë. Edhe përveç “gazit” mos harrojmë edhe Erion Isain,”-shkruan Kallaku. 

Reagimi i Bes Kallakut

Ditën e djeshme, ministrja Elisa Spiropali ironizoi deklaratën e presidentit Meta kur thoshte se e kishte gjetur konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment