Aktualitet

Lëkundjet pas tragjedisë së 26 nëntorit/ EMSC jep lajmin e mirë: Shkalla e pasojës nga tërmeti sa vjen dhe ulet

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare njofton se vala e pasgoditjeve të tërmetit po vjen duke u shuar.
Featured image of article: Lëkundjet pas tragjedisë së 26 nëntorit/ EMSC jep lajmin e mirë: Shkalla e pasojës nga tërmeti sa vjen dhe ulet

Tiranë- Shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve pas atij të madhit më 26 nëntor, i cili shkaktoi 21 viktima  po vjen edhe ulet. Kështu ka njoftuar së fundmi  Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, e cila thotë se aktiviteti i do të rikthehet në nivelin normal.

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”,  ky është reagimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Reagimi

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Shto Koment