Aktualitet

Lëkundjet e tërmeteve në Korçë, në Floq rreth 50 banesa të dëmtuara

Tërmetet terrizojnë banorët e Korçës. 6 tërmete kanë goditur gjatë natës qytetin. Sipas IGJEUM, lëkundja më e madhe u regjistrua në orën 4:26 të mëngjesit me magnitudë 5.3 ballë. Nga lëkundjet e tokës 4 persona janë të plagosur, e 60 banesa janë dëmtuar. Ministria e Mbrojtjes: Jemi duke monitoruar situatën.

KORCE– Korça është zgjuar sot nga lëkundjet e tërmetëve. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë ndjerë 6 lëkundje të forta tërmeti, më e forta prej tyre ishte 5.3 ballë.

Sipas IGJEUM, lëkundja e parë u shënua në orën 4:26 të mëngjesit, e cila ishte më e forta, plot 5.3 ballë. Ndërsa lëkundja e fundit u shënua pranë Nikolicës, 4.7 ballë.

Si pasojë e lëkundjeve të tokës, katër persona kanë mbetur të lënduar në kokë dhe në gjymturë për shkak të shembjes së mureve.

Rreth 50 banesa kanë mbetur të dëmtuara në fshatin Floq për shkak të tërmeteve të rëna mëngjesin e sotëm. Emergjencat cilive kanë dërguar 40 çadra për banorët.

(k.m & a.s/ Dosja.al)

Shto Koment