Aktualitet

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 ballë në afërsi të Koplikut! Ndihet në Lezhë, Shkodër dhe Tiranë

Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 5 kilometër, që ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.
Featured image of article: Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 ballë në afërsi të Koplikut! Ndihet në Lezhë, Shkodër dhe Tiranë Foto ilustruse

TIRANË– Tërmet me magnitudë 4.7 është ndjerë ditën e sotme në disa qytete të vendit. Sipas EMSC, epiqendra ka qenë 2 km në veri të Koplikut teksa tërmeti ka qenë i madhësisë 4.7 ballë. Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 5 kilometër, që ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër. Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Shto Koment