Aktualitet

Lëkundje në det dhe tokë, 4 tërmete brenda pak minutave në Shqipëri

Brenda pak minutash, janë regjistruar tre lëkundje tërmeti në Durrës.
Featured image of article: Lëkundje në det dhe tokë, 4 tërmete brenda pak minutave në Shqipëri Foto ilustruese

DURRËS- Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar sërish sotnë vendin tonë, ku rreth 40 minuta më parë është regjistruar tërmeti i parë në detin Adriatik, duke u pasuar dhe me 3 të tjerë.

Siç shihet edhe nga regjstrimi i EMSC-së, tërmetet janë të magnitudës së shkallës Rihter 3.1, 2.9, 3.6 dhe 3.5.

 

Tabela me të dhënat e tërmetit

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Itali, Greqia etj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment