Politike

“Janë paratë tuaja, s’lejojmë të abuzohet”, Braçe falenderues për paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve

Ndër rreshta, zv/kryeministri shkruan se nuk do të lejohet asnjë lloj abuzimi me paratë e mbledhura dhe nuk bëhet asnjë lloj tradhtie, pasi ato para janë të banorëve që edhe sot e kësaj dite ndodhen në çadra e në kushte të vështira.
Featured image of article: “Janë paratë tuaja, s’lejojmë të abuzohet”, Braçe falenderues për paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve Erion Brace
Përditësuar:

TIRANË– Zv/kryeministri Erio Braçe ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bashkimit Europian për Konferencën e Donatorëve që u zhvillua një ditë më parë dhe u mblodhën 1.15 miliardë € donacione, grante dhe hua që do të shërbejnë për të rindërtuar rrënojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Në një status në Instagram, Braçe përcjell falenderimet e tij për të gjithë shtetet që janë pjesë e BE-së dhe nuk e lanë asnjëherë vetëm Shqipërinë në ditët e vështira. Ndër rreshta, zv/kryeministri shkruan se nuk do të lejohet asnjë lloj abuzimi me paratë e mbledhura dhe nuk bëhet asnjë lloj tradhtie, pasi ato para janë të banorëve që edhe sot e kësaj dite ndodhen në çadra e në kushte të vështira.

Reagimi i plotë

 

View this post on Instagram

 

Me shpirt, Shume shume shume #FALEMINDERIT! Te gjitheve, Bashkimit Evropian-lider, Presidentes se KE qe nuk na la kurre vetem, asnje dite nga termeti deri sot, Gjermanise, Frances, Italise, fqinjeve tane, Turqise e Greqise, cdo vendi te Evropes dhe Lindjes se Mesme; SHTETEVE TE BASHKUARA posacerisht qe jane gjithnje me ne, shqiptaret, JAPONISE qe eshte perhere, #MIRENJOHES per cdo cent e milione te dhuruar dhe angazhuar! Nderkohe, pas me shume se dy muajsh, edhe nje here shume #faleminderit cdo shqiptari qe humbi jete e shtepi, eshte ne veshtiresi prej shtatorit te vitit qe shkoi dhe eshte ne cader prej nentorit, per #DURIMIN; VUAJTJA JUAJ E KETYRE MUAJVE ESHTE PERGJEGJESI PER NE, PER MUA E CILINDO TJETER QE ISHTE ME JU, PA E JETOI TMERRIN E HUMBJES SE JETES E PAFUQISE PER TE SHPETUAR QOFTE EDHE NJE JETE ME SHUME! Nuk do tradhetoj e tradhetojme kurre duke prekur apo lejuar cdo lloj abuzimi me parate tuaja; PO, KETO JANE PARATE TUAJA, DO JENE TUAJAT PER TU RIKTHYER NJE JETE TE SIGURT E TE QETE! Tani duhet pune, edhe me shume pune, shume me teper pune, me nder, dinjitet e ne drite te diellit cdo minute, me ritem teresisht tjeter per te rimekembur Durresin, Tiranen, Krujen, Lacin e Lezhen, rimekembur destinacionin turistik ne keto ane; RIKTHYER JETEN E SIGURT E TE QETE NJEREVE, RIKTHYER EKONOMINE NE ZHVILLIM E RRITJE!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Me shpirt, Shume shume shume #FALEMINDERIT! Te gjitheve, Bashkimit Evropian-lider, Presidentes se KE qe nuk na la kurre vetem, asnje dite nga termeti deri sot, Gjermanise, Frances, Italise, fqinjeve tane, Turqise e Greqise, cdo vendi te Evropes dhe Lindjes se Mesme; shteteve te bashkuara posacerisht qe jane gjithnje me ne, shqiptaret, japonise qe eshte perhere, #MIRENJOHES per cdo cent e milione te dhuruar dhe angazhuar! Nderkohe, pas me shume se dy muajsh, edhe nje here shume #faleminderit cdo shqiptari qe humbi jete e shtepi, eshte ne veshtiresi prej shtatorit te vitit qe shkoi dhe eshte ne cader prej nentorit, per #DURIMIN; vuajtja juaj e ketyre muajve eshte pergjegjesi per ne, per mua e cilindo tjeter qe ishte me ju, pa e jetoi tmerrin e humbjes se jetes e pafuqise per te shpetuar qofte edhe nje jete me shume! Nuk do tradhetoj e tradhetojme kurre duke prekur apo lejuar cdo lloj abuzimi me parate tuaja; po, keto jane parate tuaja, do jene tuajat per tu rikthyer nje jete te sigurt e te qete! Tani duhet pune, edhe me shume pune, shume me teper pune, me nder, dinjitet e ne drite te diellit cdo minute, me ritem teresisht tjeter per te rimekembur Durresin, Tiranen, Krujen, Lacin e Lezhen, rimekembur destinacionin turistik ne keto ane; rikthyer jeten e sigurt e te qete njereve, rikthyer ekonomine ne zhvillim e rritje!

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment