Aktualitet

Lejuan votimin më shumë se 1 herë, nis procesi gjyqësor për 19 komisionerët dhe 2 votuesit në zgjedhjet e 2017

19 komisionerët dhe 2 votuesit janë dërguar për gjykim nga porkuroria me akuzën e krimit zgjedhor.
Featured image of article: Lejuan votimin më shumë se 1 herë, nis procesi gjyqësor për 19 komisionerët dhe 2 votuesit në zgjedhjet e 2017 Foto Ilustruese

DURRËS- Procesi gjyqësor për 19 komisionerët dhe 2 votuesit, të cilët manipuluan zgjdhjet në 2017 në Shijak ka filluar. 19 komisionerët dhe 2 votuesit janë dërguar për gjykim nga porkuroria me akuzën e krimit zgjedhor. 

19 komisionerët që akuzohen për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” janë: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi. 

Këta komisionerë kanë lejuar Shpëtim Marku, i cili në zgjedhjet e 2017 ka votuar edhe në emër të të atit edhe pse ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, si dhe Armelin Zeza, i cili akuzohet se ka votuar në emër të 25 personave, të cilët ndodheshin jashtë shtetit.  Marku akuzohet për veprën “Votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, ndërsa Zeza akuzohet për “Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme gjykata për të 21 personat e akuzuar pranoi gjykim të shkurtuar dhe se ata do të përfitojnë 1/3 e dënimit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment