Sport

Leipzig çon Atleticon në shtëpi, gjermanët kalojnë në gjysmëfinale të Champions për herë të parë në histori

Gjermanët e Leipzig janë kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League. Leipzig arriti të fitonte 2-1 përballë Atletico Madrid me golat e Olmo dhe Adams. Për spanjollët shënoi Felix me penallti.
Featured image of article: Leipzig çon Atleticon në shtëpi, gjermanët kalojnë në gjysmëfinale të Champions për herë të parë në histori Pamje nga ndeshja

CHAMPIONS LEAGUE-Gjermanët e Leipzig kanë prerë një biletë për gjysmëfinalen e Champions League, për herë të parë në histori. Ishin atë të parët që zhbllokuan sfidën në minutën e 51′. Spanjolli Dani Olmo dërgoi në rrjetë topin i cili u shërbye nga shoku i tij i skuadrës Sabitzer.

Avantazhi i gjermanëve zgjati deri në minutën e 71′, kur Joao Felix pengohet në zonë dhe fiton 11 metërsh. Ishte po vetë portugezi i cili goditi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke barazuar shifrat.

Atëherë kur të gjithë prisnin shtesën, Leipzig ka befasuar spanjollët duke shënuar edhe golin e dytë. Pas një aksioni të bukur, Angelino shërben për Adams i cili gjuan nga jashtë 16 m. Gjuajtja e tij devijohet dhe shkon pas shpinës së Oblak, duke çuar gjermanët në Delir.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fazën e ardhshme, Leipzig do të përballet me PSG, e cila mposhti mbrëmjen e djeshme Atalantën 2-1.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment