Bota

Lehtësoi masat për Covid-19/ Gjermania bën të detyrueshme vendosjen e maskës, në të kundërtën 150 euro gjobë

Në të gjithë Gjermaninë, Bavaria është treguar më e rrepta në zbatimin e kësaj mase, ku gjoba për shkeljen e saj shkon në 150 euro për individët dhe 5.000 euro për bizneset. Maskat janë bërë të detyrueshme edhe në Luksemburg.
Featured image of article: Lehtësoi masat për Covid-19/ Gjermania bën të detyrueshme vendosjen e maskës, në të kundërtën 150 euro gjobë

GJERMANI – Gjermania  është një nga vendet që ka lehtësuar masat për Covid-19, duke bërë që shumë njerëz të lëvizin lirshëm dhe shumë biznese të hapen. Mirëpo lehtësimi i masave është shoqëruar me detyrimin e mbajtjes së maskave në shumë vende publike, sidomos nëpër dyqane e në vendet publike.

Mësohet se në vend lejohen edhe maskat prej pambuku të qepura vetë apo edhe shallet dhe mesa duket për qytetarët gjermanë kjo gjë nuk është aspak shqetësuese madje shumë prej tyre e shohin mjaft pozitive.

“Mendoj se është një ide mjaft e mirë. Kur vij nga dyqani e heq dhe kur marr mjetet e transportit publik apo kur shkoj për të blerë, e vendos. Nuk më kushton asgjë.”– është shprehur një qytetar.

“Është një masë shumë e mirë. Duhet bërë çdo përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll. Sigurisht nuk është dhe aq e këndshme të mbash gjithë kohën, por duhet bërë, për veten dhe për të tjerët”.- ka thënë një tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të gjithë Gjermaninë, Bavaria është treguar më e rrepta në zbatimin e kësaj mase, ku gjoba për shkeljen e saj shkon në 150 euro për individët dhe 5.000 euro për bizneset. Maskat janë bërë të detyrueshme edhe në Luksemburg.

Qeveria ka organizuar deri dhe shpërndarje falas të tyre, ndërsa kryeministri Xavier Bettel njoftoi se do të dhurojë 200,000 shalle për rezidentët, që të mbulojnë hundën dhe gojën.

Burimi: Focus.de

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment