Aktualitet

Lehtësohet situata tek Spitali Infektiv, Skëndaj: Në Sanatorium ka një numër shtretërish të kufizuar, në 1 orë vijnë 10 ambulanca

Mirëpo Skëndaj raporton se në Sanatorium situata mbetet e rënduar pasi ka një numër shtretërish të kufizuar, me 220 shtretër të zënë.
Featured image of article: Lehtësohet situata tek Spitali Infektiv, Skëndaj: Në Sanatorium ka një numër shtretërish të kufizuar, në 1 orë vijnë 10 ambulanca Erjon Skendaj

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se ditën e sotme situata ka qënë më e qetë në spitalet Covid. Ai tha se ka një rënie të urgjencave me COVID-19 që vijnë në Infektiv, ndërkohë që shtretërit janë thuajse totalisht të zënë.

Mirëpo, Skëndaj raporton se në Sanatorium situata mbetet e rënduar pasi ka një numër shtretërish të kufizuar, me 220 shtretër të zënë.

Sot duket sikur ka një situatë më të relaksuar, krahasuar me 24 orët e djeshme ku pati një panoramë dramatike para spitalit Infektiv në pritje të një vendi në urgjencë. Sot numri i ambulancave për të njëjtën njësi kohe duket se është i përgjysmuar. Që prej orës 10:30 që ndodhem këtu, numërohen në 2.30 minuta 10 ambulanca. Ndërkohë që dje për një orë e 30 minuta ishin 15 ambulanca.Sa i përket shtrimeve, spitalin vijon të jetë thuajse totalisht i mbushur. Sapo lirohet një vend, referohet një urgjencë mjekësore dhe vendi zihet menjëherë. Janë nxjerrë disa raste nga spitali COVID 1 për në spitalin COVID 3 në gjendje pak më të mirë.Për spitalin COVID 4 nuk ka informacion të saktë për numrin e personave që trajtohen atje por dimë që nuk është një spital për trajtimin, por post COVID.Në Sanatorium situata mbetet e rënduar. Me një numër shtretërish të kufizuar, me 220 shtretër të zënë. Urgjencat në Sanatorium janë dukshëm më të ulëta se në Infektiv pasi 75% e urgjencave për Tiranën dhe Jugun referohen në Spitalin Infektiv. Dita e sotme duket pak më e lehtësuar”, tha gazetari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa për të shtruarit në spitale numri i ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi dy ditë më parë hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment