Aktualitet

Lehtësohet mënyra, ja si mund të përfitoni nga paketa e dytë financiare, bonusi 400 mijë lekësh merret me anë të këtij formulari

Anila Denaj ka publikuar një tjetër mënyrë, se si mund të përfitojnë pagën e luftës, të gjithë të punësuarit, që duan të aplikojnë në paketën e dytë ekonomike.
Featured image of article: Lehtësohet mënyra, ja si mund të përfitoni nga paketa e dytë financiare, bonusi 400 mijë lekësh merret me anë të këtij formulari Foot Ilustruese

TIRANË– Mënyra për të përfituar nga paketa e dytë ekonomike është lehtësuar. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Anila Denaj ka publikuar një tjetër mënyrë, se si mund të përfitojnë pagën e luftës, të gjithë të punësuarit, që duan të aplikojnë në paketën e dytë ekonomike.

Çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën [email protected] Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën,”– shkruan Denaj krah postimit.

Njoftimi i plotë nga tatimet

Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve:

Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në Kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Kliko në këtë LINK PËR TË PARË UDHËZIMIN.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment