Sport

Legjenda e Turqisë me koronavirus, shtrohet me urgjencë në spital, herën e fundit ishte në Tiranë për turneun e bamirësisë

Portieri Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.Rustu luajti vetëm shtatë herë me fabellën e Barçës në sezonin 2003-04.
Featured image of article: Legjenda e Turqisë me koronavirus, shtrohet me urgjencë në spital, herën e fundit ishte në Tiranë për turneun e bamirësisë Skuadra e Turqise

TURQI-Portieri legendar turk, Rustu Recber, është prekur me koronavirus. Lajmin për gjendjen e ish-lojtarit e dha në faqen e saj në Instagram bashkëshortja e 46-vjeçarit:

“Do të doja t’ju jepja një lajm më pozitiv, por më vjen keq të them që burri im, Rustu, është shtruar në spital me diagnozën e COVID-19. Jemi të tronditur nga simptomat e shpejta që u zhvilluan papritur, kur gjithçka ishte normale. Këto janë momente kritike dhe të vështira. Allahu ua lehtësoftë vuajtjet të gjithë pacientëve, përfshirë burrin tim të dashur.”

 

View this post on Instagram

 

İyi geceler; Sizlerle gerçeği en şeffaf şekilde paylaşırken daha güzel haberler vermek isterdim fakat üzülerek eşim Rüstü’yü COVİD-19 teşhisiyle hastaneye yatırmış bulunuyoruz.Herşey normal ilerlerken birden bire gelişen hızlı semptomlarla biz de olayın şokundayız.Kritik süreçler ve çok zor ,Allah benim değerli eşimle beraber tüm hastalara acil şifa kolaylık versin . Tek ricam şu süreçte insanların biraz daha vicdanlı ve saygılı olabilmeleri.Ailecek yaptırdığımız testlerde benim, kızımın ve oğlumun negatif sadece eşimin pozitif çıkmıştır. Bu sebeple bizler evde kendisi hastanede ve görüş izni yok.Aslında en zor olanı da bu yanında olamamak.Ama Allah büyük önce ona sonra Türk hekimlerine emanet, inşallah bu da geçecek..Telefonlarım kilitlendi dönüş yapamıyorum üzgünüm tüm sevenlere dostlara sizlere yürekten sevgiler.Dualarınızı eksik etmeyin lütfen bu çok önemli….#sengüçlüsünRR

A post shared by Isil Recber (@isilrecber) on

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Portieri Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.Rustu luajti vetëm shtatë herë me fabellën e Barçës në sezonin 2003-04.

Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë. Herën e fundit që Rustu Recber u pa aktiv në aktivitete futbollistike ishte në Tiranë më datë 10 janar të këtij viti në turneun e bamirësisë ku Recber ishte në rolin e trajnerit.

(e.c.dosja.al)

Shto Koment