
Sandro Mazzola ka kritikuar hapur drejtuesit e Interit për shitjen e sulmuesit Mauro Icardi te PSG. Legjenda e klubit zikaltër e vlerëson shumë ish-kapitenin e Interit dhe mendon të kundërtën e drejtuesve aktualë të skuadrës.
“Mauro më pëlqente shumë. Unë nuk do e kisha shitur. Nuk e di se çfarë ka ndodhur mes tij dhe klubit, por kur ke një lojtar si ai, e mban në ekip. Shumë gjëra ndodhin brenda dhomës së zhveshjes, por klubi i madh i mban lojtarët e mirë”.
“Kur dikush është i fortë, është i fortë. Mauro duhej mbajtur. Situata e çdokujt mund të ishte vlerësuar, por ai djalë duhet të ishte ende pjesë e Interit”, ka thënë Mazzola.
M.P. / Dosja.al