Aktualitet

Thithi kokainë mbi banak, Lefter Alla del për herë të parë në publik, i rrethuar me avokatë shkon në SPAK

I rrethuar me avokatë, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimin e tij. 
Featured image of article: Thithi kokainë mbi banak, Lefter Alla del për herë të parë në publik, i rrethuar me avokatë shkon në SPAK Lefter Alla duke shkuar në SPAK

TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka mbërritur në SPAK pas publikimit të videos ku konsumonte kokainë. I rrethuar me avokatë, Alla ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimin e tij.

Para tij në SPAK ka qënë edhe gazetari që publikoi videon, Artan Hoxha. Ai u thirr nga prokurorët gjithashtu për të dhënë dëshminë e tij lidhur me videon.

Pas publikimit tw videos ditwn e djeshme, numri njw i Bulqizws me anw të një postimi në Facebook, deklaroi se do të kallëzojë në Prokurori ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin, pasi sipas tij pamjet janë të montura në një televizon lokal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë pas publikimit të videos, kryebashkiaku i Bulqizës, akuzoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji se ka montuar videon ku ai shihet duke thithur kokainë, njësoj siç bëri me ‘Babalen’. Lefter Alla tha se ka një vit që ka dijeni për këtë video-montazh, por ka patur besim tek drejtësia, megjithëse nuk dha detaje për arsyet pse nuk ka reaguar për një vit radhazi që ka qenë nën shantazhin e një montazhi. Pamjet u publikuan dje, nga gazetari investigativ Artan Hoxha në Abc News, ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqej duke konsumuar ‘kokainë’.  Alla tha dje se video është montazh dhe se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi. PS e distancuar deri më tani për këtë rast.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment