Virale

“Vetëm sa i mora erë”, rrjeti shpërthen në meme për Lefter Allën pas videos me kokainë, qeni i kontrollon valixhen

Në disa prej fotove, Genc Sejko, inorizon deklaratën e Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, që sipas Partisë Demokratike është ai kryebashkiaku që konsumon kokainë në lokal, teksa në një prononcim për Dosja.al u shpreh se nuk kishte parë kurrë drogë me sy.
Featured image of article: “Vetëm sa i mora erë”, rrjeti shpërthen në meme për Lefter Allën pas videos me kokainë, qeni i kontrollon valixhen Memet per Lefter Allen
Përditësuar:

TIRANË– Rrjetet sociale kanë shpërthyer në meme, pas publikimit të videos së kryebashkiakut socialist, ku ky i fundit shihet duke marrë kokainë. Në disa prej fotove, Genc Sejko, inorizon deklaratën e Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, që sipas Partisë Demokratike është ai kryebashkiaku që konsumon kokainë në lokal, teksa në një prononcim për Dosja.al u shpreh se nuk kishte parë kurrë drogë me sy.

“Nuk kam pirë drogë, vetëm sa i kam marrë pak erë,”– shkruhet në njërën prej memeve.

“Unë dhe Edi nuk e prekim me dorë,”- shkruhet në një tjetër.

Ndërsa në memen e radhës, shihet një qen i antidrogës që kontrollon një valixhe me mbishkrimin: Kjo është valixhja e Lafter Allës.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto dhe në video, që sipas tij, tregojnë një kryetar bashkie të Partisë Socialiste që konsumon lëndë narkotike të llojit ‘kokainë’. Ndërkohë që Artan Hoxha nuk e ka dhënë emrin e kryebashkiakut, ndërkohë që Partia Demokratike është shprehur se ai është Lefter Alla. Në një komunikim për Dosja.al, Lefter Alla, mohoi në mënyrë kategorike që të ishte ai, kryebashkiaku në fjalë ditën e djeshme, madje shtoi se as nuk ka parë ndonjëherë drogë me sy.

Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror. (REFERENCA Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment