Politike

‘Kam të dhëna…’, deputeti Lefter Maliqi nxjerr zonat: Ja ku mbillet drogë në Shqipëri, Soreca, i kapur vetë nga ‘KÇK-ja’ (VD)

Sipas Maliqit, marrëdhëniet mes kriminelëve dhe politikës pengojnë vendosjen e rendit në Shqipëri.

TIRANE- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë në Kuvend. Ai tha se kriminelët drekojnë e darkojnë me politikën, teksa shkoi edhe më tej me akuzat për kanabisin dhe zonat ku kultivohet.

“Po të dojë shteti, për një muaj vihet rendi në Shqipëri. Po të mos hanë e pinë këta me kriminelët. Unë kam të dhëna që në Kukës e tutje dhe në jug kultivohet kanabis, pasi të emëruar janë partiakë, madje dhe me kryepleqtë e kanë zgjidhur”-tha Maliqi.

Maliqi akuzoi edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili sipas tij është i kapur vetë nga “Kap ça të kapësh”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Na del Soreca po ndjekim paratë thotë nga pas se aty ku para s’ka krim, aty ku ka qejf e pisllik s’ka krim, pra kështu po bëjnë këta, e lanë këtë vend të zhytur në mjerim. Ku e keni policinë kriminale?  Na tregon përralla, na erdhi një i huaj tha, një zyrtar i lartë rrinte i mbyllur aty, që ta dëgjonte ambasadorja amerikane, ta dëgjonte ai Soreca që qeshte, se ai është i kapur nga KCK ai i BE, ne besojmë tek ambasadorja amerikane të jetë e drejtë sic ka dalë, të thotë realitetin sic është e të bëjë të pamundurën për Shqipërinë.”-teksa akuzoi sërish qeverinë.

Deklaratat e Lefter Maliqit u bënë gjatë interpelencës së dytë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot në Kuvend me kërkesë të opozitës së re. Maliqi hodhi akuza ndaj qeverisë dhe ministrit, ndërsa Lleshaj përsëriti faktin se rendi dhe siguria publike është në moment historik, dhe për këtë mori si referencë edhe çmimin e kanabisit.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment