Aktualitet

U filmua duke thithur kokainë, Lefter Alla në orën 17:00 do merret në pyetje nga SPAK

  • SPAK nis hetimin, Lefter Alla: Padi, e montoi Salianji. Ish-deputeti: Mashtrim!
  • Sipas informacioneve mësohet se Alla do japë shpjegime për pozicionin e tij në këtë ngjajre, pasi SPAK njoftoi sot se kishte nisur hetimet në ngarkim të tij
    Featured image of article: U filmua duke thithur kokainë, Lefter Alla në orën 17:00 do merret në pyetje nga SPAK Lefter Alla, kreu i Bashkisë Bulqizë

    TIRANË- Kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, do të dalë para prokuroroëve të SPAK në orën 17:00 ku do pyetjet në lidhje me videon në të cilën ai shfaqet duke thithur kokainë në një lokal në Bulqizë.

    Sipas informacioneve mësohet se Alla do japë shpjegime për pozicionin e tij në këtë ngjajre, pasi SPAK njoftoi sot se kishte nisur hetimet në ngarkim të tij. Nga ana tjetër para prokurorëve ka mbërritur gazetari Artan Hoxha, i cili do merret në pyetje gjithashtu. 

    Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment