Opinione

LEFTERI e thithi me sy mbyllur, ka të drejtë, s’e njihte drogën, pse kryebashkiaku i Bulqizës nuk gënjen

Pra Lefteri ka të drejtë, ai nuk e ka parë drogën me sy, por vetëm në momentin që e ka thithur, se para dhe pas thithjes e vështron shumë qartë. Sidomos pas thithjes, sepse mjekësia thotë që kokaina qartëson shikimin dhe mendjen për disa minuta.
Featured image of article: LEFTERI e thithi me sy mbyllur, ka të drejtë, s’e njihte drogën, pse kryebashkiaku i Bulqizës nuk gënjen Lefter Alla, kreu i Bashkisë Bulqizë

TIRANË- Lefter Alla, që mban dhe detyrën e kreut të Bashkisë Bulqizë, është kapur duke thithur kokainë. Por Lefter Alla ka thënë se kurrë nuk ka parë drogë me sy, e nuk nuk e njihte drogën se çfarë është.

Në deklaratën e tij Alla ka 100% të drejtë, pasi siç mund të shihet dhe në videon (edhe pse në një cilësi të ulet) ai është pa syze kur thith kokainën. Po ashtu me aq sa mund të shihet ai mbyll dhe sytë kur nga hunda e tij deporton një pluhur i bardhë që është nxehur pak më herët në pjatën qëndron mbi banak dhe përzihet disa herë me një kartë plastike.

Pra Lefteri ka të drejtë, ai nuk e ka parë drogën me sy, por vetëm në momentin që e ka thithur, se para dhe pas thithjes e vështron shumë qartë. Sidomos pas thithjes, sepse mjekësia thotë që kokaina qartëson shikimin dhe mendjen për disa minuta.

Por Lefteri nuk u ndal në një reagim për Dosja.al, ku tha “turp është por nuk e njoh drogën”. Sërish ka të drejtë se ai dhe nëse e ka thithur nuk e dimë nëse ai ka pasur dijeni se çfarë ka thithur. Duhet t’i bësojmë Lefterit, ai ka qenë i lodhur nga fushata, nga gara me shumë kandidatë dhe bindi të gjithë banorët e Bulqizës. U fut në miniera e doli sërish, i ra cep më cep Bulqizës, ngjiti e zbriti kodra e male (pasi kjo bashki ka një terren të thyer malor), e në fund pas një muaj sfilitës duke luftuar me kandidatët përballë, ai festoi deri në orët e vona të natës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një burim i besueshëm i tha Dosja.al se i sapo mandatuari atë natë ishte i lodhur dhe kërkoi një paracetamol se i dhimbte koka (thonë që kishte konsumuar dhe alkool). Një prej të pranishmëve (edhe për servilosje, se helbete Lefteri u bë kryetar) i tha: Zoti Alla kam unë paracetamol, por vetëm se është pluhur dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pas kësaj Lefteri Nuk pyeti më dhe siç shihet në video, pasi e thërrmoi pak me kartë nisi thithjen, sepse koka po i shpërthente nga dhimbja.

Prandaj Lefteri ka të drejtë, kokainën e konsumoi me sy mbyllur dhe “nuk ka pasur” dijeni se çfarë po thithje.

*Shkrimi nuk ka fakte të vërteta, është i trajtuar me satirë

Shto Koment