Politike

Zbardhet dëshmia, thithi kokainë mbi banakun e lokalit, ja çfarë tha para hetuesve Lefter Alla: S’jam unë, është aktor!

Mësohet se gjatë marrjes së dëshmisë së tij lidhur me videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku duket kryebashkiaku duke konsumuar kokainë mbi banakun e një lokali, Alla ka mohuar që të jetë ai personi që shfaqet në pamjet filmike. 
Featured image of article: Zbardhet dëshmia, thithi kokainë mbi banakun e lokalit, ja çfarë tha para hetuesve Lefter Alla: S’jam unë, është aktor! Lefter Alla

TIRANË- Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla përpara prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme ose ndryshe SPAK. Mësohet se gjatë marrjes së dëshmisë së tij lidhur me videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku duket kryebashkiaku duke konsumuar kokainë mbi banakun e një lokali, Alla ka mohuar që të jetë ai personi që shfaqet në pamjet filmike. Alla pretendon se ai është aktor.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Alla u ka kërkuar hetuesëve të SPAK, që ta gjejnë ata se kush është personi në video, ndërsa për burimin e pamjeve, Alla ka kërkuar që të pyeten ata që i nxorrën emrin në media.

“Nuk jam unë personi në video. Të gjendet se kush është. Burimi i materialit? Pyesni ata që publikuan emrin tim,“-mësohet se është shprehur kryebashkiaku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shkuar në SPAK, një ditë pasi gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e ku ai shfaqet duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që sot nisi hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment