Showbiz

Ledri Vula udhëton për në SHBA, argëtohet me Dua Lipën dhe familjen e këngëtares (FOTO)

Para disa vitesh Ledri Vula dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa patën një lidhje dashurie, e cila nuk zgjati shumë.
Featured image of article: Ledri Vula udhëton për në SHBA, argëtohet me Dua Lipën dhe familjen e këngëtares (FOTO) Ledri Vula dhe Dua Lipa

SHBA- Ledri Vula është një nga këngëtarët më të mirë dhe më të dashur për publikun shqiptar. Para disa vitesh Ledri Vula dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa patën një lidhje dashurie, e cila nuk zgjati shumë.

Por edhe pse lidhja e tyre ishte afatshkurtër ata vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, Ledri e ruan këtë raport miqësor dhe me familjarët e Duas.

Së fundmi ai ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar familjen e Dua Lipës dhe kanë dalë të argëtohen jashtë. Ka qenë vetë babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili e ka treguar këtë marrëdhënie duke postuar një foto në Instagram.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P/Dosja.al

Shto Koment